ZWILLING Enfinigy është një thekëse buke moderne dhe elegante, e krijuar për të ofruar pjekje të njëtrajtshme dhe kontroll të saktë të nivelit të thekjes.
Me dizajn minimalist dhe 7 nivele të ndryshme nxehtësie, kjo thekëse është ideale për përgatitjen e bukës së thekur, bagel, muffin dhe lloje të tjera buke.
Teknologjia e saj me 4 elementë ngrohës të veçantë siguron shpërndarje të balancuar të nxehtësisë, në mënyrë që buka të theket në mënyrë të njëtrajtshme nga të dyja anët.
Dizajn nga Matteo Thun & Antonio Rodriguez
Linja Enfinigy është zhvilluar nga ZWILLING në Gjermani dhe dizajni është krijuar në Milano nga Matteo Thun & Antonio Rodriguez.
Pamja minimaliste dhe ngjyra Silver e bëjnë këtë thekëse një pajisje elegante që përshtatet lehtësisht me kuzhinat moderne.
3 programe automatike
Thekësa ofron tre funksione të dedikuara:
Defrost – për shkrirjen e bukës së ngrirë
Reheat – për ngrohjen e bukës pa e thekur tepër
Bagel – program i dedikuar për bagel (panine)
- Fuqi: 1000W
- Kapacitet: 2 Feta
- Material: Inoks
- Nivele nxhtësie: 7
- Funksione: 3 (shkrirje, ngrohëje, bagel)
- Fikje automatike: Po
- Kabëll: 1 m
- Ngjyra: Gri matt