Dyson V8 është një fshesë me korrent pa kabull, e krijuar për pastrimin e shpejtë dhe praktik të përditshëm në shtëpi. V8 vazhdon të jetë një pajisje shumë e përdorshme falë kombinimit të peshës së ulët, fuqisë së mirë dhe dizajnit pa kabull.
Një nga avantazhet e V8 është thjeshtësia në përdorim. Me një lëvizje mund të transformohet nga fshesë normale në fshesë dore, duke e bërë praktike për pastrimin e divaneve, shkallëve, mobilieve, makinës dhe vendeve të vështira për t'u arritur.
- Fuqi motorrike: 545 W
- Fuqi thithje: 115 W
- Kapacitet depozite: 0.54 Litra
- Kohëzgjatje baterie: 35 minuta (modalitet Eco)
- Modalitete: 2 (Eco/ Boost)
- Aksesorë: 10 (2 koka për fshirje/ 1 kokë mini/ 1 aksesor për qoshet/ 2 furçë pastrimi/ 1 mini kokë/ 1 filtër HEPA/ bazament mural/ karikuaes)
- Bateri: 2.500mAh (e rikarikueshme)
- Pesha e fshesës: 2.5 kg
- Pesha e paketimit: 4.2 kg