Dyson Gen 5 detect është një fshesë me korrent pa kabull e krijuar për pastrim të fuqishëm dhe të thellë në të gjithë shtëpinë. Ajo kombinon fuqinë e lartë të thithjes me teknologji inteligjente, duke e bërë pastrimin më të shpejtë, më të lehtë dhe më efikas.
Një nga veçoritë më të dallueshme është Fluffy Optic, një teknologji me dritë që ndriçon pluhurin shumë të imët në dysheme, duke bërë të dukshme papastërtitë që zakonisht nuk dallohen me sy. Kjo ju ndihmon të kuptoni më mirë se ku duhet të vazhdoni pastrimin dhe të mos lini pas pluhur të padukshëm.
Gen5detect përshtat automatikisht fuqinë e thithjes sipas sasisë së papastërtive që zbulon. Gjatë pastrimit, sistemi inteligjent analizon grimcat e pluhurit dhe ju tregon në ekranin LCD informacion mbi atë që po mbledh fshesa. Kështu, nuk bëhet fjalë thjesht për një fshesë të fuqishme, por për një pajisje që ju jep informacion në kohë reale për cilësinë e pastrimit.
- Fuqi motorrike: 752 W
- Fuqi thithje: 280W
- Kapacitet depozite: 0.77 Litra
- Kohëzgjatje baterie: 70 minuta (modalitet Eco)
- Modalitete: 3 (Eco/ Auto/ Boost)
- Aksesorë: 8 (2 koka për fshirje/ 1 kokë mini/ 1 aksesor për qoshet/ 1 furçë pastrimi/ 1 filtër HEPA/ bazament mural/ karikuaes)
- Bateri: 2.500mAh (e rikarikueshme)
- Pesha e fshesës: 3.5 kg
- Pesha e paketimit: 7.9 kg