Shtrydhëse agrumesh Zwilling Enfinigy është një shtrydhëse elektrike elegante dhe e fuqishme për përgatitjen e shpejtë të lëngut të freskët nga portokallet, limonët, limetat, grejpfrutet dhe agrume të tjera.
Dy kone shtrydhëse:
Në paketim përfshihen 2 kone shtrydhëse me madhësi të ndryshme.
Kjo e bën pajisjen të përshtatshme për fruta të vogla dhe të mëdha, nga limonët dhe limetat deri te portokallet dhe grejpfrutet.
Aktivizim automatik
Përdorimi është shumë i thjeshtë: kur fruta shtypet mbi konin e shtrydhjes, pajisja aktivizohet automatikisht.
Nuk ka nevojë për një buton të veçantë për çdo shtrydhje, duke e bërë procesin të shpejtë dhe praktik.
Dizajn Enfinigy:
Shtrydhësja ka dizajn minimalist dhe modern, karakteristik për koleksionin ZWILLING Enfinigy.
Është projektuar në Itali nga Matteo Thun & Antonio Rodriguez dhe ka përmasa kompakte, duke zënë relativisht pak hapësirë në banakun e kuzhinës.
- Fuqi: 85W
- Material: Plastik
- Filtër: Po
- Materiali i fitrit: Inoks (i lashëm)
- Kon: 2
- Sistem kundra pikimit: Po
- Kabëll: 1 m
- Ngjyra: e Zezë (matt)