ZWILLING Enfinigy Blender është një blender i fuqishëm dhe elegant, i krijuar për të përgatitur smoothie, supa, kokteje, pije të ftohta dhe shumë receta të tjera në mënyrë të shpejtë dhe të njëtrajtshme.
Me motorin e fuqishëm 1200 W, deri në 28.000 rpm, tehun profesional ZWILLING Cross Blade dhe enën Tritan 1.4 litra, ky blender kombinon performancën e lartë me dizajnin modern dhe përdorimin intuitiv.
ZWILLING Cross Blade
Blenderi është i pajisur me tehun origjinal ZWILLING Cross Blade, të zhvilluar dhe prodhuar në Solingen, Gjermani.
Tehu prej çeliku inox ka një dhëmbëzim special dhe Piranha Teeth, të cilat ndihmojnë në copëtimin dhe përzierjen efikase të përbërësve.
Sistem sigurie
Blenderi është i pajisur me një sistem sigurie/interlock.
Motori nuk aktivizohet nëse ena ose kapaku nuk janë vendosur dhe fiksuar siç duhet. Gjithashtu, pajisja fiket automatikisht nëse kapaku hiqet gjatë funksionimit.
5 programe automatike
Enfinigy Table Blender ofron 5 programe të paracaktuara, të cilat mund të zgjidhen lehtësisht:
- Pulse – për përzierje të shkurtra dhe intensive
- Smoothie – për smoothie të buta dhe homogjene
- Cocktail – për përgatitjen e koktejeve
- Ice Cream / Crushed Ice – për copëtimin e akullit
- Cleaning – program automatik për pastrimin e enës
Përveç programeve automatike, blenderi ofron edhe 12 nivele shpejtësie, duke ju dhënë kontroll të plotë mbi konsistencën e përgatitjes.
- Fuqi: 1200W
- Nivele shpejtësie: 12
- Programe: 5 (Pulse/ Smoothie/ Cocktail/ Ice Cream - Crushed Ice/ Vetëpastrim)
- Funksion Pulse: Po (3 nivele)
- Kohëmatës: Jo
- Aksesor: 2 (kontenier 1.4 Litra/ 1 tamper)
- Materiali i aksesorit: Tritan Renew
- Kabëll: 1 m
- Ngjyra: e Zezë matt/ Gri matt